Qeni Spike vlerësohet si qeni më i vjetër në botë psi është 24 vjeç.
Pronarja e Spike, Rita Kimball, e ka pasur atë për gati 14 vjet, pasi e gjeti të braktisur në parkingun e një dyqani ushqimor në vitin 2009.
“Ai ishte rruar në shpinë, kishte njolla gjaku rreth qafës nga një zinxhir ose litar dhe dukej mjaft i ashpër”, tha Kimball.
Pasi një nëpunëse e dyqanit ushqimor i tha asaj se qeni kishte qenë atje për tre ditë, Kimball e çoi qenushin 10-vjeçar në shtëpi në fermën e saj.
“Spike u hodh menjëherë dhe u ul në ndenjëse, sikur të dinte se ku po shkonim”, tha ajo.
Qeni i moshuar, i cili është pothuajse i verbër dhe me vështirësi në dëgjim, preferon të kalojë kohë me njerëzit që njeh dhe të vizitojë kafshët në fermën e saj.
Sipas GWR, qeni më jetëgjatë i regjistruar ishte një qen australian i quajtur Bluey, i cili vdiq në vitin 1939 në moshën 29 vjeç e pesë ditë.
Top Channel