“Armët gati për të qëlluar”/ Zbardhen fjalët e Ndrea Prendit, kush dha urdhër për të vrarë protestuesit në 21 janar

20/01/2023 18:44

Ditën e nesërme mbushen plot 12 vjet, nga demonstrata e përgjakshme, e mbajtur më 21 janar përpara kryeministrisë, ku humbën jetën Ziver Veizi, Hekuran Deda, Aleks Nika dhe Faik Myrtaj.

Emisioni “Zona Zero” ka publikuar ditën e sotme një video ekskluzive nga “Xhungël.al”, ku zbardhet biseda e Ndrea Prendit, komandanti i atëhershëm i Gardës së Republikës, me vartësit e tij, të cilët qëlluan drejt protestuesve.

I ftuar në studio, gazetari Artan Hoxha deklaroi se kjo është ngjarja më e rëndë e ndodhur në 30 vitet e fundit në vendin tonë. Ai shtoi se kjo video tregon që pamjet tregojnë se vrasjet u bënë me urdhër.

“Kjo ngjarje  është  një shembull i pandëshkueshmërisë, kur dihet që krimi është bërë nga shteti, për të mbrojtur pushtetin.

Është një ngjarje që ka ngelur në memorien jo vetëm të atyre që morën pjesë në atë protestë. Kjo është ngjarja më e rëndë në historinë e politikës në vendin tonë.

Më është dashur shumë kohë për ta siguruar këtë material. Kjo video është një regjistrim audio që tregon kush është njeriu që jep urdhrat dhe që bën koordinimin. Në momenti n kur u kërkuan prova për të provuar se vrasjet u bënë me urdhra, të gjitha këto u fshinë nuk lanë asnjë urdhër. Vetëm për të fshehur këtë gjë, që vrasjet u bënë me urdhër.”– deklaroi Hoxha.

Komunikimi në radio, në videon e “Xhungël.al”:

Komandanti i Gardës, Ndrea Prendi: “Të mbahen armët gati për zjarr. Të mbahen armët në dorë gati për zjarr në ajër. Pastaj kur të them unë në trup”.

Më pas ai i drejtohet zv/komandantit të gardës, Artan Hoxhës: “Dëgjon? Artan dëgjon?”

“Dëgjoj, dëgjoj.”- përgjigjet Hoxha.

Ndrea Prendi: “Me të kaluar gardhi i telave do hapet zjarr luftarak”.

Artan Hoxha:” Kuptova, kuptova”.

Ndrea Prendi: “Ky është urdhri. Dashamir dëgjuat”- duke iu drejtuar dhe vartësve të tjerë.

Dy efektivë të forcave speciale: “Alfred (Alfred Ahmetcanaj) ta ta ta gjakos (urdhri për ta vrarë)”.

“Menjëherë dëgjohen të shtëna tek e tek, sërish dëgjohen 8 të shtëna radhazi një e nga një”.

Ndrea Prendi: “Alfred?”

Alfred Ahmetcanaj:”Po dëgjoj. (dëgjohen 2-3 të shtëna tek e tek)”

Ndrea Prendi: “Kujdes municionin! Kujdes municionin!”

Në vijim ka pauzë të gjatë në radio.

Ndrea Prendi: “Alfred, grupi i njësisë speciale, këta tek porta numër 2”

Alfred Ahmetcanaj: “Po e kuptova”

Ndrea Prendi:” Një grup i vogël”

A.Ahmetcanaj: “Po e kuptova drejt.

Ndrea Prendi:” Martin më dëgjon? Agim më dëgjon? Agim? Agim? 202 I Tufanit (kodi i radios) më dëgjon?

202 I tufanit: “Këtu jam. Ngjitur, ngjitur”.

Ndrea Prendi: “Alfred, një grup i njësisë speciale këtu tek porta numër 1”.

A.Ahmetcanaj:” Po ju kuptova”

N.Predni:” Tek porta numër 1. Agim ku je? Agim?”

Të gjithë i raportojnë me kodin e radios 206 I Tufanit, që janë në gatishmëri.

N.Prendi: “Martin dëgjon, Martin?”

Martini:” Dëgjoj!”

N.Prendi:” Artan më dëgjon?”

Artan Hoxha:”Dëgjoj”

N.Prendi:” Le ta djegin pemën, nuk ka problem”

I panjohuri:” 260 e Luanit? Luani 3”

Komunikimet (urdhrat) janë dhënë vetëm me radio nga komandanti i Gardës për vartësit e tij. Pasi u dha urdhri për të qëlluar, u zbatua urdhri duke realizuar të shtënat një e nga një dhe me breshëri, nuk është dhënë më asnjë urdhër tjetër për të qëlluar. Nga komunikimi në radio, menjëherë pas vrasjes së protestuesve ka një qetësi absolute tek komandanti i gardës dhe oficeri drejtues me të cilët ai komunikon. Komunikimi në vijim është sikur nuk ka ndodhur asgjë, madje nuk përmendet në asnjë moment që ka të vrarë apo të plagosur.

Vijon komunikimi në radio:

I panjohuri: “260 I Lunait”

260 Lunait:” Ju dëgjoj”

I panjohuri:” Të kërkon ministri, këtu në radio…”/SHQIP

 

FOTO GALERI
1/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA