Kompania “Boston Dynamics” nga Massachusetts ka publikuar së fundmi një video të robotit me dy këmbë, i cili vepron si një punëtor ndërtimi.

Ai vrapon, kërcen, madje së fundmi mund të lëvizë edhe objekte, duke e bërë atë një ndihmës ideal në kantieret e ndërtimit. Në videon e fundit, roboti i quajtur “Atlas” shihet duke vendosur objekte mbi skelë, mban një çantë me mjete, ndërsa kryen edhe kërcime mbi skela.

Është koha që Atlas të perfeksionojë aftësitë e tij. Ai ndërvepron me objektet dhe ndryshon drejtimin e lëvizjes duke u përshtatur qëllimit. Atlas ka vetëm dy gishta në duart e tij, njëri prej tyre i palëvizshëm, por sërish ai është i aftë të mbajë objekte të ndryshme.

Zhvillimi i teknologjisë dhe krijimi i robotëve me aftësi fizike që përputhem me ato të njerëzve ka qenë një sfidë e vazhdueshme dhe tashmë Atlasi po tejkalon aftësitë fizike të një njeriu mesatar.

Së fundmi Microsoft ka krijuar një robot të inteligjencës artificiale, i cili ka aftësinë të kopjojë emocionet dhe tonin e zërit të një personi në 3 sekonda.

Siç raportohet nga techmonitor.ai , kompania njoftoi krijimin e “VALL-E” , i cili është i ngjashëm me chatbot-et në faqen e internetit Character.AI, por ka më shumë aftësi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA