Foto ilustruese

Një 50-vjeçar është kapur në flagrancë nga policia Kukës pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e ka kërcënuar atë me thikë.

Sipas policisë materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme.

“Kukës/ Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin B. I., 50 vjeç, banues në Kukës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e ka kanosur atë me mjet të mprehtë. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme”, sipas njoftimit të policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA