Velça, destinacion i munguar/ Shpellat neolitike nuk po shfrytëzohen për turizëm

18/01/2023 12:19

Fshati Velçë i bashkisë së Selenicës, një nga fshatrat më të mëdhenj të luginës së Lumit të Vlorës, po përjeton largimet masive të banorëve.

Ky fshat njihet për shpellat e kohës së Neolitit të cilat mund ta kishin kthyer këtë fshat në një zonë të rëndësishme turistike, po jo vetëm që nuk i është dhënë asnjë vëmendje, por është lënë në harresë aq sa banorët po largohen nga ky fshat.

Një fshat i cili ka pasur më shumë se 400 shtëpi të ndara në tre lagje, sot nuk janë më shumë se 70 shtëpi , të cilat kanë vetëm të moshuar.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA