Hapen portat e hidrocentraleve! Shkodër, nisin shkarkimet nga Vau i Dejës

18/01/2023 19:41

Reshjet e dendura të ditëve të fundit që kanë përfshirë të gjithë veriun, kanë shtuar prurjet në kaskadën mbi lumin Drin dhe rrjedhimisht edhe nivelin e hidrocentraleve.

Komani ka rritur nivelin me rreth 2 metër ne vetëm 24 orë ndërsa në Vaun e Dejës kanë nisur shkarkimet. Drejtuesit e Shtabit të Emergjencës në Shkodër thonë se gjatë se mërkurës nga ky hidrocentral është shkarkuar 1400 metër kub ujë në sekondë.

Nga reshjet e shumta dhe shkarkimet e hidrocentraleve edhe lumenjtë në Shkodër kanë pësuar rritje të nivelit me më shume se 40 centimetër në 24 orë por janë ende larg pikës maksimale.

Në Muriqan dhe në Oblikë, Buna ka dalë dalë nga shtrati duke përmbytur rreth 400 hektarë tokë në afërsi të lumit ndërsa ujësjellësi Oblika 1 është jashtë funksionit. Për turistet që i drejtohen Thethit, shtabi i emergjencave kërkon pajisjen me zinxhirë pasi në Qafen e Thores vijojne reshjet e dendura të dëborës, ashtu si në Vermosh dhe në Lëpushë të Kelmendit.

Problemi me i madh gjatë 24 orëve të fundit në Shkodër, ishte mungesa e energjisë elektrike

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA