Janë mbyllur pa sukses kërkimet në ujërat e lumit Seman në të tretën ditë radhazi, pasi polumbarët e RENEA-s bashkë me banorët e zonës, për gjetjen e automjetit tip “Golf”, i cili dyshohet se ka rënë në ujërat e këtij lumi.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se kërkimet e sotme kanë qenë më intensive dhe janë përdorur edhe mjete të sofistikuara për të bërë të mundur gjetjen e mjetit.

E gjithë rrjedha e lumit është këqyrur me dron ndërsa ende nuk ka informacion se në cilat pista të hetimit do të fokusohet policia gjatë ditëve në vijim.

Dyshohet se në makinë ka qenë 26-vjeçari me emrin Mateo Lika, i cili e kishte  marrë këtë makinë me qira.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA