Popullsia e Kinës ka rënë për të parën herë në mbi 60 vjet, me lindshmërinë që mbërriti që nivel të ri të ulët rekord prej 6.77 lindjesh për 1.000 gra.
Në total, popullsia kineze në 2022-shin, 1.4 miliard vetë– ka rënë me 850.000, në krahasim me vitin 2021.
Fenomeni i rënies së shkallës së lindjeve zgjat prej vitesh tashmë, e ka alarmuar autoritetet duke i shtyrë të politikat e ndjekura me qëllimin të frenohet ky trend. Por edhe 7 vjet shfuqizimit të politikës së shumëkontestuar të një fëmije për familje, Kina nuk arriti ta merrte veten në këtë drejtim dhe tashmë ka hyrë në atë që BBC e përshkruan si një “epokë negative e rritjes së popullsisë’.
Vitin e kaluar, për herë të parë, edhe numri i vdekjeve kapërceu atë të lindjeve. Në 2022-shin, Kina shënoi numrin më të madh të vdekjeve prej vitit 1976 – 7.37 vdekje për 1.000 persona, në krahasim me 7.18 në vitin paraprak.
Të dhënat e mëparshme qeveritare kanë treguar se Kina mund të përballet me krizë demografike, çka më pas do të ndikonte në uljen e numrit të punëtorëve dhe rritjen e presionit në sektorin e kujdesit shëndetësor. Ekspertë të shumtë presin që numri i popullsisë në Kinë të vazhdojë të ulet gjatë këtij viti, ndërsa me një trend të ngjashëm përballen edhe vende të tjera aziatike si Japonia dhe Koreja e Jugut.
Top Channel