Të rritur, të moshuar e fëmijë u përfshinë nga paniku gjatë orës 22:37, kur vendi u përfshi nga lëkundje tërmeti.
Një pjesë e banorëve e kanë kaluar natën jashtë për shkak të lëkundjeve të vazhdueshme.
Lëkundjet kanë shkaktuar edhe dëmtime në 12 banesa deri tani, ndërsa ekipet janë në terren për të verifikuar edhe zonat e tjera.
“U tmerruam sa kishim rënë në gjumë, thamë se na zu brenda, shtëpia është çarë, ka ra tavani”, tha banorja.
“Kemi dalë përjashta krejt, ka bërë dëmtime”, tha një e moshuar.
“Jashtë e kaluam, nga frika dridhjet, nuk rrinim dot Brenda, grupet nuk kanë ardhur akoma”, tha një banor.
“Kemi dalë jashtë”, tha një tjetër banor.
Tërmeti me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter shkundi Shqipërinë në orën 22:37 gjatë mbrëmjes të së dielës, ndërsa u pasua nga pasgoditje gjatë natës dhe mëngjesit.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave raportohet se epiqendra e tërmetit ishte 3 kilometra në jug të Klosit, prapa Malit të Dajtit, ndërsa lëkundjet janë ndjerë më së shumti në Dibër, Tiranë, Durrës dhe Lezhë.
Top Channel