Shtabi i Emergjencave Civile është mbledhur në Bashkinë Klos, pas tërmetit të mbrëmjes së djeshme.
Tërmeti me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter në orën 22:37 tronditi jo vetëm Klosin, por të gjithë vendin tonë.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave raportohet se epiqendra e tërmetit ishte 3 kilometra në jug të Klosit, ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe në Dibër, Tiranë, Durrës, Krujë dhe Lezhë.
Deri më tani raportohen 12 shtëpi të dëmtuara në Klos, me krisje apo plasaritje muresh, ndërsa epiket janë ende në terren për të konstatuar banesa të tjera që mund të jenë dëmtuar.
Një pjesë e qytetarëve të kryeqyetit e kanë kaluar natën jashtë, për shkak të panikut dhe lëkundjeve të tjera.
Në një lidhje ‘live’ me edicionin e lajmeve në Top Channel nga Instituti Sizmologjik, sizmologu Edmond Dushi shpjegoi se lëkundjet do të vazhdojnë pasi kemi të bëjmë me një çlirim energjie, pas lëkundjes së madhe me magnitudë 4.7 të shkallës rihter.
Top Channel