Dy persona janë arrestuar pasi gjatë kontrrollit fizik nga policia u janë gjetur lëndë narkotike kokainë.

Kështu F. D., 32-vjeç, banues në Has, iu gjet dhe sekuestura në cilësinë e provës materiale sasi lënde kokainë ndërsa gjatë kontrrollit të automjetit iu gjet fenelinë, si ato të policisë.

Po ashtu një 30-vjeçari, A. K., banues në Prishtinë, shërbimet e policisë i gjetën dhe sekuestruan sasi lëndë narkotike kokainë.

Policia Kavajë ka arrestuar 24-vjeçarin I. T., pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. Ç., duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Policia raporton gjithashtu se një 20-vjeçar, banues në Laç është arrestuar. Gjatë kontrrollit në automjetin që drejtonte 20-vjeçari B. M., I është gjetur një përforcues grushti metalik që iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

“Tiranë/Vihen në pranga 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit: – F. D., 32 vjeç, banues në Has, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, ndërsa gjatë kontrollit në automjet i gjetën një fenelinë si ato të Policisë; – A. K., 30 vjeç, banues në Prishtinë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi lëndë të dyshuar narkotike kokainë. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin B. M., 20 vjeç, banues në Laç, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një përforcues grushti metalik. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan shtetasin I. T., 24 vjeç, banues në Kavajë, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. Ç., duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, sipas njoftimit të policisë.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA