Qarkullonin më armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë në Tiranë, njëri prej tyre me precedent të mëparshëm për plagosje
Dy punonjës të Policisë së Shtetit janë pezulluar ditën e sotme nga detyra pasi kanë lejuar prerjen e paligjshme të pyjeve, transportimin dhe tregtimin e lëndëve drusore për llogari të shtetasve të ndryshëm, duke shmangur shtetasit T.D, A.B dhe N.H. nga përgjegjësia administrative e penale dhe duke dëmtuar interesat e shtetit për mbrojtjen e pyjeve nga prerjet e paligjshme.
Bëhet fjalë përKryekomisar B. P., me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Devoll, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe Komisar A. B., me detyrë Shef i Seksionit për Rendin në Komisariatin e Policisë Devoll, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Njoftimi i Plotë:
Sot, Drejtoria Rajonale e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Elbasan-Korçë, në kuadër të proçedimit penal nr. 724 të vitit 2022, ka ekzekutuar Vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, e cila ka vendosur caktimin e masës së sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj punonjësve të strukturës së Komisariatit të Policisë Devoll, si më poshtë vijon;
– Kryekomisar B. P., me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Devoll, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
– Komisar A. B., me detyrë Shef i Seksionit për Rendin në Komisariatin e Policisë Devoll, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Nga hetimet e kryera deri në këtë fazë të hetimit, rezulton se punonjësit e mësipërm kanë shpërdoruar detyrën, duke lejuar prerjen e paligjshme të pyjeve, transportimin dhe tregtimin e lëndëve drusore për llogari të shtetasve të ndryshëm, duke shmangur shtetasit T.D, A.B dhe N.H. nga përgjegjësia administrative e penale dhe duke dëmtuar interesat e shtetit për mbrojtjen e pyjeve nga prerjet e paligjshme.
AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.
Top Channel