Tërmeti i mbrëmjes së djeshme me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter ka zgjatur 40 sekonda, kjo e matur në aparaturat e Institutit të Gjeoshkencave.

Epiqendra ka qenë 3 km në jug të Klosit ndërsa që prej mbrëmjes e deri gjatë ditës së hënë ka pasur një numër të konsiderueshëm të pasgoditjeve. Kjo sipas sizmologëve tregon që zona është ende duke çliruar energji.

“Pasgoditjet janë normale, është një aktivitet që tregon që zona është duke u relaksuar ose duke çliruar pjesën e energjisë që ka ngelur pasi ka ndodhur goditja kryesore. Ka një numër te konsiderueshëm pasgoditjesh. Luhatja  magnitudave të tyre në momentet e tanishme tregon që  do kemi akoma një përvijm në kohë të këtyre pasgoditje. Diapazoni ka qenë nga 3.9 që është pasgoditja e parë deri në magnitudë të ulta edhe poshtë 1 të shkallës Rihter, por ndërkohë kemi një riçlirim energjie që e ka rritur magnitudën diku te 3.7. Ky që sapo ra tani është 3.5 Rihter, kështu që kjo është tregues që zona ka akoma energji të akumuluar dhe do vazhdojë të përvijojë”, shpjegon sizmologu Edmond Dushi.

Për banesat në zonë që kanë marrë dëmtime nga lëkundjet, pasgoditjet mund të theksojnë dëmet që janë bërë.

“Natyrisht për zonën nëse ka struktura ose banesa. Shtëpi të cilat kanë plasaritje, pasgoditjet që kalojnë një farë pragu magnitudë mund të jenë, mund të rezultojnë akoma më dëmruese le te themi ose mund ta theksojnë atë dëmtim”, thotë sizmologu.

Në bashkinë e Tiranës mësohet se kanë qenë të pakta raste e sinjalizuara nga njësitë administrative për dëme nga lëkundjet e tërmetit. Në total ka pasur 8 raste. Në njësinë nr.4 ka pasur dëme të lehta në dy raste. Dëme relativisht të mesme ka pasur në në 3 raste në Zall Bastar, zonë kjo edhe më afër epiqendrës së tërmetit, si dhe dëme relativisht të lehta në dy raste ne Kombinat si dhe një rast u lehtë tek njësia 5.

Këshilli Bashkiak i Tiranës do të japë ndihmë financiare për të ndihmuar 4 familjet në Zall Bastar, shtëpitë e të cilave u dëmtuan nga tërmeti mbrëmë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA