Pamjet/ Qindra shpendë largohen mbi qiellin shqiptar, eksperti shpjegon fenomenin
16/01/2023 11:55
Qindra shpendë janë parë të largohen në zonën e Panajasë në afërsi të Lagunës së Nartës.
Administratori i zonave të mbrojtura, Nexhip Hysolako në një intervistë për Top Channel shpjegoi se shpendët po shtegtojnë drejt zonave më të ngrohta pas uljes së temperaturave në Evropë.
“Ka të bëjë me shtegtimin e shpendëve spostimin në vende më të ngroha, kjo sasi janë për këtë arsye, për arsyen e dimrit, temperaturat e ulëta në veri të Evropës, ngrirjes së liqeneve, në zona më të ngrohta që bën pjesë edhe Shqipëria”, tha eksperti.
Top Channel