Foto ilustruese

Dy të rinj janë arrestuar në Durrës. Njëri prej tyre u kap me lëndë narkotike në makinë, ndërsa tjetri me armë të ftohta.

20-vjeçari me inicialet M.C., banues në lagjen nr. 17, u ndalua pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte 20-vjeçari, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi të vogël lënde të dyshuar lëndë narkotike kanabis.

26-vjeçari me iniciale A.H. u ndalua pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, u gjet një përforcuese grushti dhe një shkop metalik, si ata të Policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA