Lulëkuqja me katër petale po synohet të simbolizojë viktimat e gjenocidit që Serbia kreu në Kosovës.

Adnan Asllani që e dizajnoi simbolin, lulëkuqen thotë se e ka përzgjedhur mbi shumë arsye.

Spastrimi etnik, vrasjet, përdhunimet e djegiet e shtëpive e trashëgimisë kulturore janë të paraqitura në secilin prej petaleve të lulëkuqes si shenjë për t’i kujtuar viktimat.

“Kjo nismë për një simbol që dënon gjenocidin e serbëve në Kosovës ka marrë mbështetjen e 14 kuvendeve komunale, ndërkohë pritet që lulëkuqen me katër petale ta pranojë edhe Qeveria, Kuvendi e Presidenca e Kosovës për të simbolizuar gjenocidin që u krye në vend.”- u shpreh Adnan Asllani – nënkryetar, Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur”

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA