Lejuan prerjen e paligjshme të pyjeve, pezullohen nga detyra drejtuesit e komisariatit të Devollit
16/01/2023 15:41
Dy drejtuesit e komisariatit të Devollit, shefi i komisariatit B.P. dhe shefi i rendit A.B. janë pezulluar nga detyra.
Burime konfirmojnë se dy drejtuesit akuzohen për “shpërdorim detyre”.
Ata kanë qenë në përgjim për më tepër se 3 muaj dhe dyshohet se kanë lejuar prerjen e paligjshme të pyjeve si edhe transportimin e tyre nga disa shtetas. Çështja po shqyrtohet në prokurorinë e rrethit gjyqësor Korçë, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikqyrjes Policore.
Top Channel