Kurti: Beogradi kërkon të krijojë një Serbi të Madhe në rajon

16/01/2023 20:49

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për italianen La Stampa ka thënë se nga  Ukraina në Kosovë, “Armiku është i njëjti: Vladimir Putin.  “Serbia ka marrëveshje me Kremlinin për të destabilizuar Rajonin. Kufiri mes NATO-s dhe Rusisë është edhe këtu, në Ballkan”, tha ai.

Kurti- Beogradi dëshiron sërish Serbinë e Madhe, dëshiron Republikën Srpska në Bosnje dhe Hercegovinë, dëshiron të transformojë Malin e Zi në Ukrainë dhe dëshiron të na e marrë veriun e Kosovës. Serbia dëshiron të jetë Rusia e vogël në Ballkan.

Kurti shtoi se duke parë situatën nevojitet më shumë mbështetje nga NATO me më shumë ushtarë. Ndërsa i pyetur se deri në çfarë pike ai është i gatshëm të shkojë për paqen në kosovë thotë-

“Normalizimi i marrëdhënieve duhet të ketë në thelb njohjen reciproke. Propozimi i BE-së i shtatorit të kaluar mund të shërbejë si një bazë e mirë për diskutime drejt këtij qëllimi demokratik. Duhet një presion ndërkombëtar. Për sa më takon, si kryeministër, unë jam këtu për nevojat e qytetarëve serbë. Kosova duhet të jetë një shoqëri multietnike dhe sovrane.

Kreu i qeverisë së Kosovës shton se  për vendin e tij BE-ja është projekti politik dhe procesi më i rëndësishëm historik i paqes dhe prosperitetit të planetit pas Luftës së Dytë Botërore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA