Deputeti socialist Erion Braçe ka folur për ndërtimet pa leje në fshat, ku thotë se bujqit nuk mund të paguajnë tarifa e taksa që vijnë si pasojë e “burokracisë shtetërore”.
Shtrenjtimi i materialeve të ndërtimit dhe kostot e burokracisë sipas Braçes janë arsye pse vazhdon të ndërtohet pa leje në fshat dhe shton se qytetarët nuk mund të paguajnë gjobat që arrijnë në miliona lekë.
Përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”, Braçe thotë se nën drejtimin e ministres Anila Denaj do të të shqyrtohen kostot e larta të burokracisë dhe “gjobat e bëra kapul”.
“Në kushtet kur çmimet e materialeve të ndërtimit janë rritur shumë në raport me më parë, kostot e burokracise shtetërore si tarifa e taksa janë një mbivendosje e shtrenjtë.
Për një mur rrethues-avlli më shqip, për një çati të re apo që rikonstruktohet, për rikonstruksionin e një shtëpie të vjetër apo shtesë, për një shtëpi të re, pra për strehim apo përmirësim të kushteve të jetesës, rritjes së cilësisë edhe në fshat, burokracia kushton shtrenjtë.
Bashkë me çmimet e rritura, këto janë arsye përse në fshat vijon të ndërtohet pa leje!
Shtuar këtu gjobat që vijnë pastaj për këto ndërtime pa leje që janë edhe 5 milion, edhe 10 milion, edhe 15 milion e që me marifetet e përmbaruesve private, arrijnë deri në 26 milion lekë, rasti që kam unë e që u bë shkak për këtë shqetësim.
Vendosëm që nën drejtimin e deputetes Denaj, të shqyrtojmë edhe kostot e larta të burokracisë por edhe çështjen e gjobave të bëra kapul. Për të çliruar bujqit të përmirësojnë jetesën e tyre!”, shkruan Braçe.
View this post on Instagram
Top Channel