Rrëzimi i një avioni pasagjerësh në Nepal ka lënë të vdekur të paktën 40 persona dhe dhjetëra të plagosur.
“Yeti Airlines” u rrëzua në Pokhara të Nepalit perëndimor.
Sipas BCC, në bord kishte 68 pasagjerë, përfshirë të paktën 15 shtetas të huaj dhe katër anëtarë të ekuipazhit.
Operacioni i kërkim-shpëtimit në vend ka nisur punën për gjetjen e trupave të zhdukur.
Rreth 200 ushtarë nepalezë janë përfshirë në operacion në vendin e rrëzimit në grykën e lumit Seti, vetëm një kilometër e gjysmë nga aeroporti i Pokhara.
Last moment before #NepalPlaneCrash
Authorities confirm 32 people have died.
Rescue mission ongoing for the 40 more people who were flying from Kathmandu to Pokhara pic.twitter.com/bsjbUrazxf— Daughter of Isiolo🇰🇪 (@MbuthiaAmina) January 15, 2023
Një video e postuar në rrjete sociale tregon pamjet e avionit që po fluturonte ulët mbi një zonë të populluar përpara se të binte, ndërsa banorët e zonës ulërasin të tmerruar.
Ndërkohë, Kryeministri i Nepalit Pushpa Kamal Dahal ka thirrur një mbledhje urgjente të kabinetit pas rrëzimit të avionit, ndërsa aeroporti aktualisht është i mbyllur.
Aksidentet ajrore nuk janë të rralla në Nepal, ku ndodhen tetë nga 14 malet më të larta në botë, përfshirë Everestin, pasi moti mund të ndryshojë papritur dhe të krijojë kushte të rrezikshme.
Top Channel