Banorët e Bërxullës dolën sërish këtë të dielë në protestë kundër Ministres se Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe firmës Gener 2 që po i shpronësojnë pa të drejtë, sipas tyre, për projektin e rrugës Thumanë-Kashar.
Banorët e kanë çuar protestën e tyre përtej fshatit, tashmë duke kërkuar drejtësi në dyert e institucioneve, ndërsa sot e përshkallëzuan atë deri në kërcënime për vetësakrifikim.
Dy prej banorëve hipën sipër shtyllës së tensionit të lartë dhe kërcënuan se do të hidheshin.
Ata kërkojnë që përfaqësues të Ministrisë së Infrastrukturës të mbërrijnë dhe të takohen me ta.
Mësohet se personi tjetër në shtyllë që kërcënoi se do të hidhej nëse policia afrohej është nipi i gruas që ndodhet në lartësi.
Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje dhe pas më shumë se një ore negociatatash dy personat janë zbritur nga një zjarrfikëse.
“Ju lutem hajdeni të negociojmë, heshtja dhe neglizhenca e këtij shteti”, tha njëri prej banorëve.
“Ku do të shkojë ajo, ku është ministria, ku është qeveria, ne s’do ta lejojmë, ta harrojmë, ta harrojë Gener 2 të futet këtu”, tha një tjetër banore.
“Kërkojmë shtetin sot këtu, ky njeri është i shëndetshëm mendërisht, pse duhet ta bëjë këtë?”, tha një tjetër protestuese për gruan që kërcënon se do të hidhet.
“Do ta mbrojmë me gjak!”, tha thënë njëri prej protestuesve.
Deri më tani nuk ka asnjë reagim nga institucionet, edhe pas aktit drejt vetëflijimit të dy banorëve të Bërxullës.
Heshtjes dhe indiferencës së institucioneve shtetërore në lidhje me punimet e paligjshme që po kryen firma Gener 2, ku preken 30 hektarë tokë dhe shemben 20 banesa, banorët i janë përgjigjur me protesta prej javësh tashmë.
Top Channel