Dy banorët e Bërxullës të ngjitur në shtyllën e tensionit të lartë, të cilët kërcënuan se do të hidheshin janë zbritur nga zjarrfikësja.
Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje dhe pas më shumë se një ore negociatatash dy personat janë zbritur nga një zjarrfikëse.
Banorët e Bërxullës dolën sërish këtë të dielë në protestë kundër Ministres se Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe firmës Gener 2 që po i shpronësojnë pa të drejtë, sipas tyre, për projektin e rrugës Thumanë-Kashar.
Dy prej banorëve hipën sipër shtyllës së tensionit të lartë dhe kërcënuan se do të hidheshin.
Ata kërkuan që përfaqësues të Ministrisë së Infrastrukturës të mbërrijnë dhe të takohen me ta.
Deri më tani nuk ka asnjë reagim nga institucionet, edhe pas aktit drejt vetëflijimit të dy banorëve të Bërxullës.
Heshtjes dhe indiferencës së institucioneve shtetërore në lidhje me punimet e paligjshme që po kryen firma Gener 2, ku preken 30 hektarë tokë dhe shemben 20 banesa, banorët i janë përgjigjur me protesta prej javësh tashmë.
Top Channel