Hyri me forcë në banesë, në tentativë për të vjedhur/ Kapet në flagrancë 25-vjeçari

15/01/2023 16:23

Një 25-vjeçar është kapur në flagrancë pasi hyri me forcë në një banesë për të vjedhur.

L. A., banues në Lushnje ka hyrë në banesën e A. T., në lagjen Metoq, Sarandë, për të vjedhur, por ishte konstatuar nga ky i fundit, i cili njoftoi policinë ndërsa u konfliktua fizikisht.

Policia Sarandë pas marrjes së njoftimit kanë reaguar në kohë reale duke vënë në pranga 25-vjeçarin.

Ndërkohë vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera, që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Sarandës, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

 

“Sarandë/Hyri me forcë në një banesë, për të vjedhur, arrestohet në flagracë 25-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, pas marrjes së njoftimit se në një banesë, në lagjen Metoq, Sarandë, kishte hyrë me forcë një shtetas, për të vjedhur, dhe po konfliktohej fizikisht me pronarin e banesës, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit L. A., 25 vjeç, banues në fshatin Gradishtë, Lushnjë. 25-vjecari kishte hyrë me forcë në banesën e shtetasit A. T., për të vjedhur, por ishte konstatuar nga ky i fundit, i cili njoftoi menjeherë Policinë dhe u konfliktua fizikisht me të deri në ndërhyrjen e shpejtë të shërbimeve të policisë që reaguan në kohë reale. Vijon puna, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera, që mund të jenë kryer nga ky shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë së Sarandës, për veprën penale “Vjedhja me dhunë””, sipas njoftimit të policisë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA