Aksidenti i dyshimtë në Urën e Mbrostarit në Fier, mbërrijnë polumbaret e Reneas

15/01/2023 11:16

Polumbaret e Reneas kanë mbërritur në  Urën e Mbrostarit në Fier, pasi dyshihet se një makinë ka rënë në ujë.

Rreth orës katër të mëngjesit të kësaj të diele parmakët e Urës së Mbrostarit në Fier janë gjetur të shkatërruar e një pjesë e tyre ka rënë në ujërat e lumit Seman, ndërsa mbetet e paqartë nëse mjeti që është përplasur në të ka përfunduar në ujë apo është larguar pas përplasjes.

Në vendin e aksidentit është gjetur një targë automjeti i cili rezulton të jetë e një makine të dhënë me qira, ndërkohë që kanë mbërritur dhe ekspertë të policisë.

Sipas policisë, targa i përket një automjeti të marrë me qira nga personi M. L., 26 vjeç, banues në Fier.

Vetëm ndërhyrja e polumbarëve do të qartësojë nëse automjeti ka rënë apo jo në ujërat e lumit Seman.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA