49-vjeçari Istref Mata i shpallur në kërkim për kultivim bimësh narkotike është kapur në Spanjë falë bashkëpunimit të Interpol Tirana me homologët e huaj.
Policia Tepelenë ka ekzekutuar vendimin penal të datës 25 në janar të vitit të kaluar, të Gjykatës së Apelit Gjirokastër e cila ka dënuar 49-vjeçarin me 6 vite burgim, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.
Mata, në vitin në vitin 2020, në fshatin Gusmar, Tepelenë, së bashku me 4 shtetas të tjerë, të arrestuar më parë, kanë kultivuar bimë narkotike.
49-vjecari pas kapjes dhe arrestimit në Spanjë është ekstraduar në Shqipëri, për kryerjen e dënimit.
“Gjirokastër/ Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë bënë ekzekutimin e vendimit penal të datës 25.01.2022, të Gjykatës së Apelit Gjirokastër, e cila e ka dënuar me 6 vjet burgim shtetasin Istref Mata, 49 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”. Shtetasi Istref Mata, në vitin 2020, në fshatin Gusmar, Tepelenë, së bashku me 4 shtetas të tjerë(të arrestuar më parë) kanë kultivuar bimë narkotike. Ky shtetas është kapur në Spanjë falë bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës me homologët spanjollë, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. 49 vjecari pas kapjes dhe arrestimit në Spanjë është ekstraduar në Shqipëri, për kryerjen e dënimit”, sipas njoftimit të policisë.
Top Channel