Një grua britanike, 45 vjeç, ka humbur jetën pasi u kap nga një ortek teksa po ecte me dy persona të tjerë në Alpet franceze.

Aksidenti ndodhi të shtunën në akullnajën Argentière, një nga akullnajat më të mëdha të Mont Blanc.

Njësia e specializuar e kërkimit dhe shpëtimit në malet e larta të policisë franceze në Chamonix tha se u lajmërua nga një udhërrëfyes rreth orës 17:00 me kohën lokale (16:00 GMT).

Punonjësit e shpëtimit dhe një mjek u dërguan me helikopter për ta shpëtuar atë, por fatkeqësisht shanset për ta shpëtuar atë ishin zero.

Policia ka nisur hetimet për vdekjen e gruas ndërsa zyra e prokurorit publik lokal u shpreh se gruaja dhe partneri i saj kishin qenë duke bërë ski nordik me një udhërrëfyes malor të lartë dhe po ngjiteshin në Col du Tour Noir kur ndodhi orteku.

Zyra konfirmoi se ekzistonte një rrezik paralajmërues orteku prej tre në një shkallë prej pesë të shtunën. Prokurori ka hapur një hetim për vrasjen nga pakujdesia për të përcaktuar rrethanat e vdekjes së gruas dhe ka urdhëruar ekspertizën pas vdekjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA