Gjatë një jave Policia Tiranë ka ushtruar kontrroll në akset rrugore me qëllim ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit.
Kështu 13 persona janë arrestuar dhe proceduar për drejtim automjeti në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi, ndërsa 78 leje drejtimi janë pezulluar për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Po ashtu 109 masa administrative janë vendosur pasi vëmendje e veçantë gjatë kësaj jave i është kushtuar mosrespektimit të tabelës “Stop”.
“Policia Rrugore e Tiranës/ Vijojnë kontrollet e shtuara në të gjitha akset rrugore, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore si dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, në kryeqytet. ▫️13 shtetas janë arrestuar dhe proceduar për drejtim automjeti, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi. ▫️78 leje drejtimi janë pezulluar, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor. Gjithashtu, vëmendje e veçantë gjatë kësaj jave është kushtuar për mosrespektimin e tabelës “Stop” dhe për këtë shkelje janë vendosur 109 masa administrative”, sipas njoftimit të policisë.
Top Channel