Nëse do të ketë një përshkallëzim të radhës të situatës në Kosovë, kjo do të varet e gjitha nga Serbia pohoi kryeministri Albin Kurti i në një intervistë për gazetën vjeneze në gjuhën gjermane, “Die Presse”, kur u pyet se kur pret që të ketë sërish tensione në Kosovë.

“Kjo është e vështirë të parashikohet, sepse varet nga Serbia. Ekstremistët e mbështetur nga Beogradi ngritën tani vonë 16 barrikada në veri të vendit. Shpresoj të mos ndodhë kjo kurrë më. Por Beogradi nuk e pranon se ne jemi vend i pavarur. Po tenton ta minojë shtetin tonë. Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe në BE dhe po bën progres ekonomik.

Kjo po e bën nervoz Beogradin”, theksoi Kurti. Kreu i ekzekutivit u pyet edhe rreth një përplasjeje tjetër të armatosur mes Kosovës dhe Serbisë, pas dërgimit të ushtrisë nga ana e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçic, në kufi me Kosovën.

“Shpresoj që jo. Por në të njëjtën kohë, më kujtohet se Serbia ka 48 baza ushtarake dhe të xhandarmërisë përreth Kosovës.Në kufirin tonë dhe në veri të vendit tonë, kemi parë individë me shenja të bandës nacionaliste ruse të motoçikletave ‘Ujqërit e Natës’ dhe trupës mercenare ruse ‘Wagner’. Jemi të shqetësuar: jo vetëm për Serbinë, por edhe për lidhjet e Serbisë me Rusinë”, u shpreh Kurti.

I dërguari i lartë amerikan Derek Chollet shprehu dy ditë më parë shqetësimin e fortë për aktivitetin e grupit të kontraktorëve privatë ushtarakë “Wagner Group” dhe për përpjekjet që mendohet se po bën ky grup për të rekrutuar ushtarë në Serbi dhe vende të tjera. Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit i përcolli këto shqetësime edhe  gjatë bisedimeve në Beograd me Presidentin serb Aleksandar Vucic.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA