60.000 mijë vdekje në muaj nga Covid: Dorezohet Kina, nxjerr të dhënat zyrtare!

14/01/2023 13:47

Gati 60.000 vdekje brenda një muaji raportuan autoritetet kineze, hera e parë që Pekini publikon një shifër zyrtare të jetëve të humbura që prej lehtësimit të kufizimeve të pandemisë në fillim të muajit dhjetor.

Në raport thuhet se 5.503 vdekje kanë ndodhur për shkak të problemeve respiratore të shkaktuara drejtpërdrejtë nga koronavirusi dhe pjesa e tjetër, janë kanë ndërruar jetë nga sëmundje të tjera të kombinuara me të.

Këto vdekje janë regjistruar të gjitha nëpër spitale, ç’ka lë hapur mundësinë që akoma edhe më shumë njerëz të kenë kenë vdekur prej sëmundjes në shtëpitë e tyre. Kina është akuzuar vazhdimisht për mosraportim të numrit të vdekjeve me koronavirus. Justifikimi i zyrtarëve shtetërorë kinezë ka qenë se “nuk është patjetër e domosdoshme” të përcillen shifrat e qarta.

Më parë Pekini pati ndryshuar metodologjinë e raportimit të vdekjeve me koronavirus, duke thënë se do të regjistrojë vetëm personat që vdesin nga sëmundjet e frymëmarrjes. Një lëvizje e tillë megjithatë u kritikua nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, që e cilësoi “si shumë të ngushtë” një përcaktim të tillë.

Të dhënat e ofruara prej autoriteteve kineze tregojnë se 90 për qind e të vdekurve janë mbi moshën 65-vjeçare dhe pjesë më e madhe kanë pasur sëmundje shoqëruese. Aktualisht, në këtë vend, miliona vetë mbi moshën 60-vjeçare janë të pavaksinuar.

Shfaqja e koronavirusit të ri u raportua për herë të parë në dhjetor të vitit 2019 në Vuhan të Kinës dhe vetëm katër muaj më vonë, në 11 mars 2020, OBSH-ja e shpalli sëmundjen pandemi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA