Shqipëria është në epidemi gripi, por ka një nën raportim të rasteve të infektuara me grip dhe Instituti i Shëndetit Publik nuk bën më transparente as buletinin e gripit që bëhej më parë, thekson epidemiologu Ilir Alimehmeti.
“Jemi patjetër në epidemi, ka nën raportim shifrash, spitalet janë plot, të tjerë këshillohen me telefon”, tha ai.
Viruset e gripit por dhe shumë të tjerë që qarkullojnë nuk duhet të na frikësojnë, shpjegon Ilir Alimehmeti, por sigurisht nuk duhet neglizhuar.
Po kështu edhe temperatura që bëjnë fëmijët të cilët nuk kanë rënë në kontakt me viruset e gripit.
”Temperatura është shenjë kur trupi reagon, por duhet kujdes të ndjekim këshillat”, tha Alimehmeti.
Gripi shkakton humbje jete ndaj personit me sëmundje kronike, duhen vaksinuar, thekson Alimehmeti, ndërsa ka dhe nje thirrje për Institutin e Shëndetit Publik për të rikthyer buletinin e gripit.
Top Channel