Një punonjës është aksidentuar gjatë punës në afërsi të tunelit të Murrizit ditën e sotme.

Nga detajet e para mësohet se shtetasi L.V., duke drejtuar mjetin tip fadromë në pronësi të një subjekti, ka humbur kontrollin mbi mjet duke rënë në anë të rrugës.

Për pasojë punëtori është lënduar dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në spital.

“Në afërsi të tunelit të Murrizit, gjatë punës shtetasi L.V., duke drejtuar mjetin tip fadromë në pronësi të një subjekti, ka humbur kontrollin mbi mjet duke rënë në anë të rrugës. Për pasojë është lënduar drejtuesi i mjetit i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spital.

Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”- njofton policia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA