“Po luftojnë me të njëjtin zjarr si në ditën e parë”/ Presidentja i Komisionit të BE-së premton mbështetje të vazhdueshme

13/01/2023 18:33

Bashkimi Evropian duhet të vazhdojë të rrisë presionin ndaj Rusisë dhe të mbështesë Ukrainën, tha të premten presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

“Ne duhet të vazhdojmë të rrisim presionin ndaj Rusisë dhe do të vazhdojmë, natyrisht, mbështetjen tonë të palëkundur për Ukrainën”, tha ajo në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin suedez Ulf Kristersson në Kiruna, Suedi.

“Tani janë 10 muaj që nga fillimi i luftës mizore ruse kundër Ukrainës. Ukrainasit po luftojnë me të njëjtin zjarr si në ditën e parë, dhe ne po i mbështesim ata me vendosmëri si në ditën e parë dhe për aq kohë sa duhet”, tha ajo.

Në fillim të presidencës gjashtëmujore të Suedisë me Bashkimin Evropian, von der Leyen tha se ndërsa Rusia kishte shkurtuar 80% të furnizimeve me gaz në BE që nga fillimi i konfliktit në Ukrainë, BE-ja e kishte kompensuar duke u diversifikuar.

“Pa asnjë dyshim, para luftës ne ishim shumë të varur nga karburantet fosile ruse. Dhe Rusia e ka shfrytëzuar këtë varësi dhe e ka armatosur energjinë,” tha ajo.

“Rusia u përpoq të na shantazhonte, por dështoi falë unitetit tonë”, shtoi ajo.

“Kjo punë e vështirë dha rezultat. Çmimet e gazit sot janë tani më të ulëta se sa ishin para pushtimit rus”, tha von der Leyen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA