Jese Rodriguez është larguar nga Ankaragucu. Sulmuesi i majtë ishte vetëm 18 vjeç kur debutoi me Real Madrid. Ai fitoi dy Champions League (2014, 2016) me skuadrën spanjolle, më pas u bë pjesë e PSG-së, ndërkohë që karriera e tij mori për poshtë nga ai moment.

Pas disa aventurave aspak të suksesshme te Las Palmas, Stoke City, Real Betis dhe Sportingu i Lisbonës, Jese u transferua verën e kaluar në elitën e futbollit turk.

Vetëm 716 minuta dhe pesë gola për sulmuesin spanjoll me Ankaragucu mes kampionatit dhe Kupës së Turqisë. Sot ka ardhur ndërprerja e bashkëpunimit me klubin turk.

29-vjeçari ka dalë lojtar i lirë, tani po studion ofertat që ka marrë dhe së shpejti pritet të zgjedhë ekipin e ri. “Faleminderit për kontributin dhe suksese në karrierë“, lexohet në komunikatën e klubit turk.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA