Aksident në aksin Fier-Marinëz/ Mjeti përfundon në kanal, lëndohet rëndë drejtuesi
13/01/2023 11:20
Një aksident me pasojë lëndimin e një personi ka ndodhur pak më parë në aksin rrugor Fier-Marinëz, në afërsi të burgut.
Mësohet se një automjet i tipit “Opel” ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanal. Nga përplasja e fortë është plagosur drejtuesi i mjetit i cili është dërguar në spital në gjendje të rënë shëndetësore.
Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po kryen ekspertizën e nevojshme për të zbuluar shkaqet e aksidentit.
Top Channel