Me zgjedhjet lokale pas porte, qeverisë i ndalohen të marrë vendime që joshin elektoratin.
Nga 14 janari e deri ditën e zgjedhjeve, ekzekutivi i ka duart e lidhura për të rritur pagat dhe pensionet, për të ulur taksat apo që të përdore asete publike për fushatë.
“Në mënyrë kategorike ju ndalohet te promovojnë aktivitete të cilat lidhen me financimet qe nuk janë të parashikuara në programet e tyre buxhetore”- tha kreu i KQZ, Ilirian Celibashi.
Krahas thirrjes për vetëpërmbajtjeje, Komisioneri Celibashi i kërkoi qeverisë të tregohet dorëlëshuar për të dhënë paratë e nevojshme për shtrirjen e votimin dhe numërimit elektronik edhe në dy Bashki te mëdha krahas Vorës.
“Këtë javë, maksimumi javës tjetër marrim përgjigje nga qeveria nëse i disponon paratë për të financuar këtë projekt do dëshironim dy bashki të mëdha dhe një bashki relativisht mesatare“- shtoi Celibashi.
Të dy sistemet që do të përdoren për zgjedhjet e pranverës, si identifikimi biometrik i zgjedhësve ashtu edhe votimi dhe numërimi i pjesshëm elektronik nuk janë të lidhura me rrjete te jashtme, duke pamundësuar në këtë mënyrë ndërhyrjen nga hackerat.
“Sa i takon votimit elektronin zhvillohet jo ne rrjet te hapur dhe s’ka shanse të ndërhyje njeri në këto sisteme, e njëjta gjë edhe për identifimimin elektronik”– tha Celinashi.
Top Channel