
Një tentativë vrasjeje ka ndodhur pasditen e djeshme në Devoll, ku një 62-vjeçar ka goditur me sëpatë një të moshuar 73-vjeçar.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin fshatin Menkulas, ku pas dehjes me alkool Vasil Babinis goditi me pjesën e pasme të sëpatës Vasil Begollin.
Ky i fundit kur ka mbërritur në spitalin e Korçës ka deklaruar fillimisht përpara oficerit të policisë gjyqësore se ishte rrëzuar aksidentalisht, në oborrin e banesës së tij.
Por nga provat e siguruara nga hetimi rezultoi se Vasil Babinis, për motive të dobëta, kishte goditur me mjet të fortë (sëpatë), në kokë, 73-vjeçarin, i cili do të transportohet nga spitali i Korçës në Spitalin e Traumës Tiranë, për mjekim të specializuar.
Autori 63-vjeçar është arrestuar për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel