Situata gripale në vend vijon të jetë problematike.

Në urgjencën e Elbasanit çdo ditë paraqiten rreth 170 persona që kërkojnë ndihmë mjekësore. Kryesisht, sipas mjekëve, pacientët shfaqin bllokim të rrugëve të frymëmarrjes dhe temperaturë të lartë.

Mjekët thonë se shkak i një gjendje të tillë në vend është bërë neglizhenca për të kryer vaksinën e gripit stinor, ndërsa përhapja në masë ka të bëjë edhe me temperaturat e larta të cilat kanë karakterizuar gjithë muajin dhjetor.

Një situatë e tillë vihet re edhe në pediatri ku pacientët e vegjël shfaqin temperatura të larta, diarre e të vjella.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA