Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, njoftoi dje lënien në fuqi të vendimit të shkallës së parë për shpalljen fajtore të ish-zëvendësministres së Brendshme, Rovena Voda dhe dy shtetase që bashkë me të u akuzuan për “ushtrim të ndikimit të paligjshëm”.

Në njoftimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit thuhet se vendimi është marrë nga gjyqtaret Igerta Hysi, Saida Dollani e Dhimitër Lara. Rovena Voda, Majlinda Hasani dhe Florida Beu u dënuan në shkallë të parë më 7 prill 2022, me nga 1 vit e tre muaj burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi u ul me një të tretën.

Përfundimisht Voda dhe dy të pandehurat e tjera do të vuajnë nga 10 muaj burg. Ndërkohë, Voda u dënua edhe me 5 vjet heqje të së drejtës për të ushtruar funksione publike. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK e akuzoi Vodën për mitmarrje dhe ushtrim të ndikimit të paligjshëm, pasi e kapi në përgjime të pranonte 1 mijë euro, një telefon celular dhe një arkë me peshk, në këmbim të një vendi pune për të pandehurën Florinda Beu.

Rasti i ish zëvendësministres që u dënua për një arkë me peshk në shkëmbim të një punësimi që nuk u bë, është në kontrast të fortë me sjelljen e SPAK dhe drejtësisë ndaj personazheve të ekspozuar politikisht siç është ish numri dy i qeverisë Arben Ahmetaj të cilit edhe pse i kanë dalë fakte se ka marrë ryshfete nga administratorët e inceneratorëve për udhëtimet e tij private, nuk është thirrur asnjëherë që të merret në pyetje.

Ndërkohë që zyrtarë të nivelit më të ulët siç ishte edhe sekretari i përgjithshëm i ministrisë së Financave që u arrestua pa më të voglin hezitim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA