Në Iliras një nga fshatrat kryesorë të njësisë Qestorat në Memaliaj banorët pijnë ujë pusi.

Pothuajse çdo familje e ka kryer një investim në çeljen e një pusi si e vetmja mundësi për të përballuar nevojat e përditshme.

Furnizimi me ujë të pijshëm për ta nuk është akiv prej 30 vjetësh. Depoja shpërndarëse ka degraduar dhe sistemi i tubacioneve është dëmtuar dhe vjedhur. Zona që do të duhej të furnizohej nga ujësjellësi i Bënçës ka fatin e shumë fshatrave të tjerë në Memaliaj që kanë mungesë investimesh në shërbimet bazë e sidomos rrjetin e shpërndarjes së ujit dhe energjisë.

Investimet private në puse individuale që gjithsesi nuk i kanë dhënë zgjidhje problemit janë shumë më të larta se kostot e riparimit të linjave të dikurshme të furnizimit.

Fshati Iliras me rreth 200 banorë megjithëse buzë rrugës nacionale e buzë lumit Vjosë e ka shumë të vështirë jetën për shkak të mungesës së ujit.

Në fshat nuk ka asnjë të ri pasi edhe bujqësia kërkon investime në pompa të fuqishme për të tërhequr ujin nga lumi. Çdo familje ka dikë në emigracion që mbështet të ardhurat e pakta të banorëve të moshuar.

Të 53 fshatrat e bashkisë Memaliaj kanë marrë investime minimale ndër vite. Në zonat më të thella problemet me infrastrukturën rrugore, ndriçimin dhe furnizimin me ujë janë edhe më serioze çka po bën që disa nga fshatrat të braktisen përfundimisht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA