LIVE/ Konflikti në Lindjen e Mesme zgjerohet: Izraeli godet Libanin, raketa iraniane mbi Dubai e Doha, dronë mbi Qipron, Trump nuk përjashton dërgimin e trupave në Iran 02/03 20:10
Petrit Doda që zëvendësoi Alfred Rushajn në Kuvend pasi ky i fundit la mandatin, ka vendosur të regjistrohet si deputet i pavarur në Kuvend.
Doda është distancuar nga dy grupimet brenda PD-së, nga i Alibeajt dhe ‘Rithemelimit’ duke dalë deputet i pavarur.
Në zgjedhjet e 25 prillit 2021, Petrit Doda mori 5987 vota dhe ishte pas emrit të Alfred Rushajt, duke zënë vendin e tij më 12 dhjetor pas lënies së mandatit.
Vendimi i tij vjen një ditë pasi Enkelejd Alibeaj përjashtoi nga grupi parlamentar i PD-së 4 deputetë të tjerë, që janë mbështetës të Sali Berishës, Tritan Shehun, Oerd Bylykbashi, Belind Këlliçin dhe Agron Shehajn.
Top Channel