Shqyrtimi i provave filmike të ngjarjes së 21 Prillit 2021 në Elbasan ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani, ka bërë që për herë të parë të paraqitet në seancën e ngarkuar ndaj tij, i dyshuari kryesor Arber Paplekaj.
Shqyrtimi i pamjeve ka shkaktuar debate dhe konfuzion mes avokatëve dhe organit të akuzës. Sipas avokatëve pamjet e marra nga vendi i ngjarjes janë konfuze dhe jo plotësisht të qarta për të bërë të mundur një gjykim të plotë të vendit të ngjarjes.
Por duket se pamjet kanë qenë shumë të qarta për palën e dëmtuar.
Në një deklaratë të saj shpërndarë për media avokatja e familjes Xhuvani, Rezarta Tahiraj, pas kësaj seance u shpreh:
“Si avokat deklaroj se ato video janë prova ekselente që gozhdojnë me përgjegjësitë të rënda vrasësin Arber Paplekaj por edhe të gjithë policët dhe komandantët e tyre. Ajo vrasje nuk do te ishte kryer dhe askush nuk do te ishte plagosur nëse policia do të kishte identifikuar dhe çarmatosur cilindo qe ishte në atë vend. Vrasësit policia i lejoi kohen për të vrarë dhe arratisur i armatosur duke e vëne ne kushte madje për te vazhduar për te vrare dhe pra për të përmbushur një tragjedi”. “Videot qe pame ne gjykate konfirmuan sesa i madh ishte vullneti qe ka pasur vrasësi për te vrarë. Pas goditjes se pare te pistoletës ka qëlluar akoma me shume me vendosmëri precize për të vrarë atë njeri ta pa armatosur.”
Top Channel