Oqeanet në të gjithë botën ishin më të ngrohtë në vitin 2022, duke demonstruar ndryshimet e thella dhe të përhapura që emetimet e gazrave serrë të shkaktuara nga njerëzit kanë bërë në klimën e planetit.
Më shumë se 90% e nxehtësisë së tepërt të bllokuar nga emetimet e gazrave serrë absorbohet në oqeane. Të dhënat, duke filluar nga viti 1958, tregojnë një rritje të paepur të temperaturës së oqeanit, me një përshpejtim të ngrohjes pas vitit 1990.
Temperaturat e sipërfaqes së detit kanë një ndikim të madh në motin e botës. Ujërat e ngrohtë të oqeanëve ndihmojnë në rritjen e motit ekstrem, duke çuar në uragane më intensivë dhe më shumë lagështi në ajër, gjë që sjell shira dhe përmbytje më intensive. Uji më i ngrohtë ngre nivelin e detit duke rrezikuar kështu qytetet bregdetare.
Viti i kaluar pritet të jetë i katërti ose i pesti më i nxehtë i regjistruar kur të mblidhen të dhënat përfundimtare.
Ekipi ndërkombëtar i shkencëtarëve që prodhoi analizën e re të nxehtësisë së oqeanit arriti në përfundimin: “Ciklet e energjisë dhe ujit të Tokës janë ndryshuar thellësisht për shkak të emetimit të gazeve serrë nga aktivitetet njerëzore, duke shkaktuar ndryshime të përhapura në sistemin klimatik të Tokës.”
Top Channel