Brenda pak ditësh Parisi është tronditur sërish nga një sulm tjetër.

Mëngjesin e kësaj të mërkure një person sulmoi me thikë në një stacion treni 6 të tjerë, duke iu shkaktuar atyre lëndime të rënda.

Në një deklaratë nga vendngjarja ministri i brendshëm Gerald Darmanin tha se sulmuesi u neutralizua menjëherë më pas nga policia.

“Në orën 06:42 të mëngjesit , një person jashtëzakonisht kërcënues ka sulmuar njerëzit në hyrje dhe më pas brenda stacionit.  Ai u neutralizua nga policia, menjëherë,  nga efektivë civilë, të cilët e qëlluan tre herë atë. Ajo që mund të themi tani është se 6 të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që edhe autori po merr ndihmën mjekësore në spital”, tha Damian.

Stacioni ku ndodhi ngjarja është një nga më të ngarkuarit në Evropë dhe një lidhje kryesore midis Parisit, Londrës dhe veriut të Evropës.

Incidenti ka shkaktuar vonesa të mëdha në itenerarin e trenave për shkak të ngritjes së perimetri të sigurisë, për të rifilluar normalisht pak orë më vonë. Ndërkohë që ende nuk dihen arsyet e ngjarjes së rëndë.

Franca mbetet në një gjendje gatishmërie të shtuar të sigurisë pas një sërë sulmesh vdekjeprurëse nga radikalët islamikë që nga viti 2015.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA