Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjatë konferencës për shtyp tha se janë duke u marrë masa për furnizimin me oksigjeneratorë, pajisjet e domosdoshme në sallë kur kryhen ndërhyrje në zemër në shërbimin e kirurgjisë.
Ndërhyrjet kirurgjikale janë ndërprerë për shkak se në sallat e operacioneve mungojnë këto pajisje.
Manastirliu theksoi se buxheti është dhënë i plotë për të gjitha spitalet nga Ministria e Shëndetësisë, ndërsa nuk dha një datë për normalizimin e situatës.
Ajo u shpreh se nuk është anuluar asnjë rast emergjent, ndërsa theksoi se po merren masa që të gjithë të marrin shërbimin e nevojshëm.
Gazetarja: Dua ta rikthej edhe njëherë pyetjen tek ndërprerja e operacioneve në shërbimin e kardiokirurgjisë, pasi në dijeninë time nga burime të sigurta janë kryer mesatarisht në një muaj kur janë ndërprerë…në kohë të zakonshme kryheshin 4 operacione në ditë, që do të thotë në një muaj janë 120, ndërkohë sa i referohemi dhjetorit nuk është kryer as gjysma, 1 ose 2 raste shumë urgjente, të tjerët, mjekët në vështirësi i kanë orientuar drejt privatit, kostoja e të cilëve është shumë e rëndë për xhepin e tyre varion nga 6 deri 12 mijë euro. Pyetja ime është kur do të zgjidhet? Edhe momentalisht janë rastet shumë shumë urgjente, ka raste në pritje edhe 4 muaj dhe nuk e kanë kryer.
Manastirliu: Po i përgjigjem pyetjeve tuaja një nga një, edhe pse pata një pyetje të mëparshme në lidhje me ndërhyrjen operatore në kardiokirurgji, mendoj që ishte shteruese në raport të asaj që besoj publikun ishte i interesuar, për shërbimet që kanë lidhje me nevojën e ndërhyrjes operatore, për ata që janë në situatën e emergjencës dhe gjithashtu edhe të prioriteteve që vetë shërbimi vendos në kryerjen e ndërhyrjeve operatore. Më vjen shumë mirë që ju vetëm në rolin në gazetares por edhe të menaxherit të brendshëm të strukturës besoj që po të kishit pak interes do të kishit pyetur për ndërhyrjet totale përgjatë një viti, sepse kur buxhetet alokohen, alokohen në bazë të projeksioneve, të gjithë shefat vlerësojnë në fillim të vitit kapacitet e sallave, të ekipeve.
Gazetarja: Kur do rifillojë puna normalisht?
Manastirliu: Unë do e jap përgjigjen në interes të qytetarëve. Totali i ndërhyrjeve në vitin 2022 në kardiokirurgji janë 847, kurse në vitin 2021, 817 ndërhyrje, që do të thotë se janë më shumë në vitin 2022, jo vetëm i kemi mbuluar urgjencat, por edhe planifikimet, kemi hapur edhe një qendër të re kardiokirurgjie që ka kryer 100 në sistemin publik falas. Për sa i përket listës së pritjes, ndërhyrjet e urgjencës janë 100% pa asnjë problematikë, ndërhyrjet e planifikuara në kuadër të marrëveshjeve që QSUT ka pasur që janë marrë kontraktuale sipas ligjit të prokurimit publik se s’mund ta shmangim ligjin e prokurorimit publik. Për të marrë të gjithë shërbimin e nevojshëm, jemi duke marrë masa që të ketë furnizim në vazhdim për ato pajisje që është një ndër TO që kërkohet për të bërë një ndërhyrje kirurgjikale, nuk mungon asgjë në shërbimin e kirurgjisë për shërbimet urgjente, madje është vendosur që lista e pritjes të rezaurohet. Në mënyrë që të vijohet me furnizimin, drejtoresha këtu ka marrë masat për të kryer të gjitha procedurat. Buxheti, buxheti për të gjitha shërbimet sipas planifikimeve të bëra është dhënë i plotë nga Ministria e Shëndetësisë, buxhetet janë vendosur në dispozicion të spitaleve, procedurat ligjore do të ndiqen një më një, shërbimi për pacientët do të do bëhet një më një, kaq po them dhe kaq e garantoj.
Top Channel