Gruaja që vrau të dashurin, i preu kokën e organin, pretendon në gjyq se është ‘e papërgjegjshme’ (fotot)

10/01/2023 18:01

Një grua në SHBA që akuzohet për vrasjen e të dashurit dhe më pas gjymtimin e trupit duke hedhur kokën e penisin e viktimës në një kovë, u deklarua sot e pafajshme për arsye të ‘papërgjegjësisë mendore’.

Gjyqi i 25 vjeçares Taylor Denise Schabusiness, do të nisë më 6 mars 2023, tregojnë të dhënat zyrtare, kur do të përballet me akuzat e vrasjes së gradës së parë, gjymtimi kufomës dhe sulm seksual, për vrasjen e 25 vjeçarit Shad Thyrion, në shkurt 2022.

Por avokatët pretendojnë se Schabusiness nuk i kupton akuzat e ngritura dhe nuk është e aftë të dalë në gjyq në mars.

Pak pas vdekjes së Thyrion, Schabusiness kishte hequr dhe një gjurmuese elektronike që ishte urdhëruar të mbante në kavilje, pasi ishte dënuar për një tjetër krim.

Para vrasjes një mandat ishte lëshuar për arrestimin e Schabusiness për shkelje të kushteve të lirisë me kusht, por para kapjes së saj nëna e Thyrion kishte gjetur kokën e tij në një kovë në shtëpinë e saj në Stony Brook Lane, në Wisconsin, SHBA.

Oficerët që erdhën në vendngjarje gjetën gjithashtu një “organ mashkulli” në kovë, si dhe pjesë të tjera trupore të shpërndara në shtëpi.

Policia më vonë kontrolloi makinën e Schabusiness ku gjeti një tenxhere kuzhine të mbushur me mbetje njerëzore.

Pas arrestimit të saj më 23 shkurt të vitit të shkuar, Schabusiness tha se kishte fshehur pjesët trupore që “policët të zbaviteshin duke i kërkuar.”

Ajo tha në polici se bashkë me Thyrion kishin marrë droga para se të nisnin “disa lojra seksuale”.

Më pas ajo u tha prokurorëve se kishte abuzuar seksualisht me të, e kishte vrarë dhe kishte copëtuar trupin.

Në deklaratën e policisë thuhej se Schabusiness ishte paranojake dhe e dobët nga drogat, ndërsa ka kryer disa vlerësime psikologjike nga ekspertët.

Vlerësimi i fundit me 19 maj vendosi se ajo është e përgjegjshme për t’u përballur me akuzat, sipas rrjetit vendas.

Avokati i vrasëses Quinn Jolly, tha: “gruaja ishte shtruar disa herë në spital pas diagnostikimit me çrregullime bipolare dhe psikotike, jam shumë i habitur nga vlerësimi”.

Por psikologu Matthew Seipel, i caktuar nga gjykata thotë se Schabusiness është në gjendje të përballet me gjyqin.

Ai tha: “Kemi arritur në opinionin tonë me një siguri të pranueshme profesionale se e akuzuara është kompetente për të vijuar procesin”.

FOTO GALERI
1/5
25 vjeçarja Taylor Denise Schabusiness do të përballet me akuzat e vrasjes së gradës së parë, gjymtimi kufomës dhe sulm seksual

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA