Gjuetarëve të thesareve i kërkohet të qëndrojnë larg fshatit holandez pas publikimit të ‘hartës naziste’ (fotot)

10/01/2023 15:32

Gjuetarë amatorë thesaresh nga Britania dhe vende të tjera raportohet se kanë vërshuar në një fshat të vogël holandez për të gërmuar në kopshte dhe parqe publike pas publikimit në media të një harte të dyshimtë të një thesari nazist, megjithë mungesën e vërtetësisë së informacioneve.

Pesëmbëdhjetë njerëz morën sot paralajmërime pasi më shumë se 100 holandezë e të huaj erdhën me lopata për të gërmuar për thesarit e supozuar të Luftës së II Botërore në zonën Gelderland.

Interesi i pazakontë është ndezur pas publikimit të arkivave kombëtarë të Holandës të qindra dokumenteve të vjetra pas skadimit të 75 viteve të parashikuara të sekretit.

Mediat holandeze thanë se skica ishte hartuar nga Helmut Sonder, një koleksionist mobiljesh nga Baden-Baden, i cili ka qenë parashutist me forcat gjermane gjatë operacionit të vitit 1944.

Ai tregonte se brigada e tij kishin varrosur për të fshehur bizhuteri, ora dhe para, të vjedhura gjatë betejës së Arnhem në Holandë në 1944, pranë një plepi buzë rrugës.

Objekte të tilla të vjedhura nga ushtria gjermane kanë frymëzuar më parë shumë filma fantastikë, por kjo nuk i ndalonte të interesuarit.

“Është si një libër fëmijësh,” thotë Annet Waalkens, kësilltare e lirisë së informacionit në arkivat holandeze, për mediat britanike.

“Ata kishin dëgjuar fjalët nga një ushtar gjerman që u tha se kishte një thesar të fshehur, dhe vendosën të hetonin, dosjet tona janë nga vitet 1946 deri në 1947,” shton ajo.

Por autoritetet vendase thonë se kanë ndaluar përdorimin e mjeteve metal-zbuluese dhe çdo zbulim duhet të raportohet te autoritetet.

Policia holandeze fliste gjithashtu për rrezik të zbulimi të bombave të pashpërthyera, granatave apo minave të vjetra të kohës së luftës.

Kjo nuk është hera e parë që lindin debate të tilla teksa edhe vjet entuziastë të gjetjes së floririt nazist nisën të gërmonin anë atë që më pas rezultoi vendndodhje e gabuar e thesarit.

Fondacioni Silesian Bridge ka gërmuar gjithashtu në themelet e një vile të vjetër në Poloni ku besohej se ishin fshehur qindra kg flori nazist të grabitura nga grupet SS të drejtuara nga  Himmler, por ende pa gjetur sende me vlerë.

FOTO GALERI
1/7
Gjuetarë amatorë thesaresh nga Britania dhe vende të tjera raportohet se kanë vërshuar në një fshat të vogël holandez për të gërmuar në kopshte dhe parqe publike

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA