“Të lirojnë djalin, gruaja nëse ka faj ta dënojnë”/ Flet bashkëshorti i sanitares së akuzuar për vjedhjen e qindra mijëra eurove

09/01/2023 14:37

Spartak Dobi, bashkëshorti i Rozetës, pretendon se nuk është në dijeni të grabitjes së qindra mijëra eurove për të cilat akuzohet familja e tij.

Në një lidhje telefonike me “Shqipëria Live”, Spartaku tregon se është pensionist dhe paratë nuk di se nga kanë ardhur. Për të birin ai kërkon lirimin e menjëhershëm, ndryshe për bashkëshorten, për të cilën thotë se nëse ka faj duhet të dënohet

Nuk kam komunikuar as me djalin as me bashkëshorten. Nuk kisha dijeni për paratë, jam pensionist, nuk eci dot. Jam habitur për makinat e djalit. Çfarë nuk bën vaki për ato para, shteti ka specialistë. Tjetër njeri i ka fut paratë për të na bërë dëm. Nuk e di, nuk jam në dijeni të lekeve marr një pension 15 mijë lekë dhe shkoj në shtëpi. Unaze ka pasur kur e kam marrë unë për grua. Bashkëshortja ishte sanitare nëpër shtëpia, nuk i njihja, nuk hapej ajo shihte punën e vet. Punonte me dy punë vinte në orën 10 të darkës ikte në mëngjes. Unë kërkoj të lirojnë djalin, nëse ka faj bashkëshortja ta dënojnë. Djali jo!Për mua edhe për lagjen është yll, shkoni pyesni çfarë djali është, është në shkollë të mesme. Makinën e parë ja kam blerë Benz Class. Një makinë e zezë dhe  një e bardhë se kush ia ka lënë topin në dorë nuk e di. Unë do punoj dy punë që t’ia laj djalit”- dëshmoi Spartak Dobi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA