Retë “pushtojnë” Vlorën! Përkeqësohet moti, erë dhe dallgë të forta
09/01/2023 11:11
Ditët me diell në Vlorë ia kanë lënë vendin motit të përkeqësuar.
Këtë të hënë Vlora prezantohet me një erë të fortë e cila është reflektuar dhe me një det të trazuar.
Lartësia e dallgëve është 4 ballë në gji dhe deri në 6 ballë në det të hapur, ndërsa fuqia e erës është 15 deri 20 m/sek.
Pyetur në Kapitenerinë e Portit të Vlorës, situatës nuk i ka paraprirë një urdhër i Drejtorisë së përgjithshme të Detarisë, por peshkatarët i kanë marrë masat vetë.
Asnjë peshkarexhë apo mjete të vogla peshkimi nuk kanë dalë sot në det pikërisht për shkak të erës së fortë dhe dallgëve të mëdha.
Top Channel