Nga mesdita e së hënës deri të mërkurën moti do të vijojë të përkeqësohet dhe i gjithë bregdeti shqiptar do të përfshihet nga era në drejtimin jug-jugperëndim në forcën 6 deri në 8 bft, dhe me shpejtësi 15- 25 metër për sekond.
Kjo situatë do të sjellë dallgëzim të fortë dhe lartësi dallge nga 1.80 deri 3.50 metra, duke bërë të pamundur lundrimin për anijet e peshkimit dhe mjetet e tjera lundruese të tonazhit të ulët.
“Përmirësimi i kushteve hidrometeorologjike parashikohet pas orës 06:00 të datës 11 janar, ndaj me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gatishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Përgjithshme Detare.
Top Channel