Nënë e bir shfaqen kokulur në gjykatë, Rozeta në lot! I vodhën qindra mijëra euro ish-drejtoreshës së koncesioneve

09/01/2023 10:50

Nënë e bir Rozeta dhe Havier Dobi të akuzuar për vjedhjen e qindra mijëra eurove në banesën e ish-drejtoreshës së koncesioneve janë shfaqur kokulur gjatë seancës së sotme në gjykatë.

Teksa presin masën e sigurisë që do të caktohet nga gjykata, Rozeta është shfaqur duke lotuar, ndërsa djali i saj qëndron i heshtur.

Rozeta Dobi, me ndihmën e të birit më 15 dhjetor grabiti banesën e punëdhënëses së saj ku punonte sanitare, Alda Klosit e cila ka qenë drejtore e koncesioneve në Ministrinë e Ekonomisë drejtuar nga Arben Ahmetaj dhe më pas shefe kabineti e Ministrisë së Rindërtimit.

Policia e Tiranës thotë se shuma në cash bashkë me bizhuteritë e grabitura në banesën e ish bashkëpunëtores së ngushtë të Arben Ahmetajt,  arrin shumën e 120.000 eurove.

Do të jenë hetimet e mëtejshme të cilat do të zbulojnë, arsyen se përse Alda Klosi një punonjëse me rrogë shteti, kishte në shtëpi para cash të padepozituara në bankë.

Për momentin mbetet e paqartë nëse kjo shumë e konsiderueshme monetare vjedhur në shtëpinë e Alda  Klosit ishte e deklaruar apo jo siç e kërkon ligji për nëpunësit civil.

Burime policore që po hetojnë ngjarjen i thanë Top Channel se kanë nisur verifikimet ndaj Alda Klosit për të dhënë sqarime se kush ishte burimi shumës cash të grabitur në shtëpinë e saj.

Policia e Tiranës ditën e arrestimit të Rozeta Dobit e cila punonte si pastruese në banesën e Alda Klosit dhe të djalit bashkëpunëtor në vjedhje tha se u sekuestroi mbi 8 milionë lekë,  të dyshuar të vjedhur në këtë banesë, sende me vlerë, 3 automjete, 2 prej tyre të blera me paratë e vjedhura, si dhe veshje të përdorura gjatë kryerjes së këtij krimi.

Sakaq policia e Tiranës ka dyshime se Rozeta dhe Havier Dobi, janë të përfshirë në të paktën 4 grabitje të tjera.

Nga rikontrolli banesës të Rozeta dhe Havier Dobi paraditen e të dielës policia thotë se në tubin e aspiratorit gjeti të fshehur 404.800 euro dhe 8.500 dollarë.

Të dhënat e deritanishme nga hetimi sugjerojnë se Rozeta Dobi krahas shtëpisë të Alda Klosit kujdesej edhe për shtëpitë e disa zyrtarëve  të tjerë të ministrisë së financave.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA